Një burrë ka raportuar në Polici se dikush e ka dhunuar vajzën e tij në periudhën qershor – korrik të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa dje ata e raportuan rastin, i dyshuari është arrestuar.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari për veprën “Dhunim” është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM- Mitrovicë, Qershor-Korrik 2021 . Me datë 12.01.2022 ankuesi mashkull kosovar së bashku me viktimën -vajzën e tij të moshës se mitur ka raportuar rastin e cekur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje“, thuhet në raport.