image Babai në Mitrovicë raporton në polici djalin e zhdukur

Siguri

Babai në Mitrovicë raporton në polici djalin e zhdukur

news image

Një person gjatë ditës së mërkurë ka raportuar në polici për zhdukjen e djalit të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, babai ka raportuar në polici se djali i tij ishte larguar nga shtëpia që tre ditë dhe familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës të së mërkurës rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Rasti është ende në hetime. /GazetaSinjali/