Një person në Komoran të Drenasit, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike më 13 prill, ndaj djalit të tij, rreth 12 vjeçar, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet se kishte filluar pasi që fëmija nuk i kishte ndjekur mësimet online.
Për shkak të dhunës nga babai, 12-vjeçari ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe më pas është intervistuar në Qendrën për Punë Sociale.
Ndërsa i dyshuari, ishte larguar nga shtëpia, por që sipas burimeve të Sinjalit i njëjti ka premtuar se do të paraqitet në stacion policor në lidhje me këtë rast.
Kujtojmë se me vendim të Qeverisë, klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri 5 do të rikthehen në bankat shkollore.