image “Babai më ka refuzuar që kur kam lindur”, konkurrentja e Për’puthen rrëfen historinë e trishtë

Bota e Yjeve

“Babai më ka refuzuar që kur kam lindur”, konkurrentja e Për’puthen rrëfen historinë e trishtë

news image

Në puntatën e djeshme të programit “Përputhen” u transmetua takimi i Lindës me Ndriçimin. Gjatë këtij takimi, Linda i hapi zemrën konkurrentit dhe i tregoi historinë e vështirë të jetës së saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo u shpreh se është rritur nga prindër të divorcuar dhe se nuk njihet me motrat dhe vëllezërit nga ana e babait, të cilët mesa di ajo janë tre.

“Unë jam rritur nga prindër të divorcuar. Të dy janë martuar sërish pas divorcit, kanë pasur fëmijë nga martesa të tjera”.

“Fëmijët janë miksuar. Nuk kam lidhje me vëllezërit dhe motrat nga ana e babait. Me sa di janë tre. Nga ana e mamit kam një motër dhe një vëlla. Me këta të dy jam rritur”, u shpreh mes emocioneve konkurrentja.

Ndërkohë, në studio Linda zbuloi faktin e trishtë se i ati e ka refuzuar që në lindje.

“Babai më ka refuzuar që kur kam lindur. Unë kam insistuar ta takoj a edhe në adoleshencë, edhe Kur isha më e rritur por gjithmonë më ka refuzuar. Vetëm para se të vdiste më kërkoi, shkova dhe i shërbeva ato 2-3 ditë. I shkova dhe në varrim pastaj, e bëra për gjyshen, për xhaxhain dhe hallat, se me njerëzit nga babai jam bërë gjithmonë”, rrëfeu ajo. /Gazeta Sinjali/