image Babai i raporton në Polici dy djemtë e tij, njëri arrestohet

Kosovë

Pejë/ Babai i raporton në Polici dy djemtë e tij, njëri arrestohet

news image

Një burrë në Qyshk të Pejës i ka raportuar në Polici dy djemtë e tij, të cilët ishin rrahur mes vete.

Policia njofton se dje rreth orës 18:30 ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, i cili është i moshës së mitur, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas arrestimit, i mituri ka pranuar edhe tretman mjekësor për shkak të plagëve të marra, ndërkaq vëllai i tij është arratisur.

Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/