Babai i luftëtarit të njohur të UFC, Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap është dërguar mbrëmë me urgjencë në spital.
Ai kishte simptoma të gripit dhe pneumonisë. Për shkak të situatës me koronavirus, Khabibit I është ndalur që ta shohë babain e tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave, 57 vjeçari ende nuk dihet nëse është diagnostifikuar me koronavirus.
Gazetari rus, Ramazan Rabadanov ka raportuar që 57 vjeçari është sëmurë deri sa po ecte në mal.
Mbetet të shihet gjatë ditës së sotshme nëse Abdulmanap Nurmagomedov është infektuar me koronavirus ./Gazeta Sinjali/