image Babai i Edon Zhegrovës: Lille nuk e liroi për ndeshjen me Izraelin, ka pasur shumë dëshirë të vijë

Futboll

Babai i Edon Zhegrovës: Lille nuk e liroi për ndeshjen me Izraelin, ka pasur shumë dëshirë të vijë

news image

Babai i Edon Zhegrovës, Lulzimi ka treguar arsyen e mungesës së djalit të tij për tri ndeshjet e Kosovës në nëntor.

Lulzim Zhegrova ka deklaruar se dëshira e Edonit ishte që të vinte, megjithëse thotë se Lille nuk e ka lejuar që të grumbullohet për ndeshjen me Izraelin.

“Lille e ka liruar Edonin për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë. Ai ka pasur shumë dëshirë të vijë, mirëpo Federata i ka thënë meqë nuk po të lirojnë për ndeshjen me Izraelin, kemi marr vendim mos të ftojmë për këto dy ndeshje. Ky është realiteti”, ka deklaruar Lulzim Zhegrova për gazetarin e sportit, Arlind Sadiku.

Përndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit zhvillohet sot duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaSinjaliSport/