Dje rreth orës 13:00, një person nga Prizreni është ankuar në polici se pas një mosmarrëveshje që kishte me babain e tij, ai e kishte ther me brisk dhe i kishte shkaktuar lëndime.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Prizren, merr vesh se djali në polici është deklaruar se babai i tij ka probleme psiqike.
Nga ky incident viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se prokurori ka kërkuar që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminimi mjekësor, pasi që dyshohet se ka probleme psiqike./Gazeta Sinjali/