image Avokati i Popullit - Qeverisë: Reflekto dhe gjej zgjidhje

Sociale

Avokati i Popullit – Qeverisë: Reflekto dhe gjej zgjidhje

news image

Avokati i Popullit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për mosekzekutim të pagave ndaj mësimdhënësve grevist.

Nga ky institucion thonë se janë duke e ndjekur me shqetësim situatën.

Ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të gjejë një zgjidhje.

Sipas Avokatit të Popullit, mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë “seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre, në një gjendje edhe ashtu të brishtë, e kjo nuk do t’i kontribuojë dialogut social dhe përmirësimit të situatës së krijuar”.

 Ndër të tjerash, thonë se qeveria ka obligim kushtetues e ligjor për ta kryer detyrimin financiar ndaj mësimdhënësve.

“Avokati i Popullit rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për sigurimin e paqes sociale në vend si dhe për domosdoshmërinë që autoritetet ta garantojnë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës, për situata të ngjashme, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagim.

Në fund shtojnë se qeveria duhet të reflektojë.

“Prandaj Avokati i Popullit edhe publikisht përmes kësaj komunikate i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situate”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/