image Avokati i Popullit fton qytetarët t`i raportojnë parregullësitë gjatë procesit të votimit

Kosovë

Zgjedhjet/ Avokati i Popullit fton qytetarët t`i raportojnë parregullësitë gjatë procesit të votimit

news image

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë ditës së sotme do të mbaj të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend.

Sipas njoftimit për media, ky institucion bën të ditur se është i hapur për të pranuar ankesat eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 08:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit, për ankesat eventuale.

Avokati i Popullit bën thirrje për respektim të ligjit e rregullave të vendosura e të pranuara, ashtu siç edhe mundësi të barabarta për grupet e cenuara (personat me aftësi të kufizuara, personat që nuk kanë mundësi lëvizje të lirë – spitali, burgu  etj ).Veprimet e matura e retorika afruese, janë parakushte për integritet e kredibilitet zgjedhor dhe zgjedhje të qeta e të pranueshme. /Gazeta Sinjali/

Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyra Qendrore në Prishtinë (rr. MIGJENI, nr. 21, tel: +383 38 223 782; 223 783), Zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn. Ndërtesa e Administratës Pensionale Regjionale, kati i III), Gjilan (kontakti: +383 (0)44/543-889; +383 (0)44/125-742) ); Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicën Jugore ( rr.”Afrim Zhitia” p/n, Ndërtesa e Administratës Pensionale te Kosovës, kati  III, zyret nr. 11 dhe 12), në Mitrovicën Veriore (Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e Komunës së re, kontakti + 383 (0)45 455 319+381, (0)64 956 00 50); Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. “Ismail Qemali”, ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr.”Car Lazari” p.n. pranë NLB Bankës).