image Avokati Halilaj thotë se njëri prej të arrestuarve për plagosjen e tij është truprojë dhe familjar i Sami Lushtakut

Avokati Halilaj thotë se njëri prej të arrestuarve për plagosjen e tij është truprojë dhe familjar i Sami Lushtakut

news image

Policia ka njoftuar për arrestimin e I.L., lidhur me rastin “vrasje në tentativë”, i cili kishte ndodhur me datën 14.04.2020 në Drenas, ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Sipas policisë, i dyshuari I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, me ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vendndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar. Hetimet kanë rezultuar se në këtë rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., Edhe këtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

Pas këtij njoftimi, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me avokatin Gazmend Halilaj, sipas tij, i dyshuari me inicialet I.L., është familjar dhe truprojë i Sami Lushtakut.

Halilaj ka kërkuar edhe arrestimin e siç e quan ai të ‘urdhërdhënësit’, Sami Lushtakut.

Në njotimin e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar policia./Gazeta Sinjali/