image Avokati Halilaj: Nëse nuk arrestohet Lushtaku do të kërkoj nga ambasadat të ma strehojnë familjen

Kosovë

Reagim/ Avokati Halilaj: Nëse nuk arrestohet Lushtaku do të kërkoj nga ambasadat të ma strehojnë familjen

news image

Avokati, Gazmend Halilaj i cili u plagosë para dy ditësh para shtëpisë së tij, ka thënë se nëse nuk arrestohet Sami Lushtaku, ai do të kërkoj nga ambasadat që ta marrin nën strehim familjen e tij.

“Miq, nëse nuk arrestohet urdhërdhënësi i vrasjes time që tentoj t’më vras para familjes, Sami Lushtaku, nëse nuk publikohen fotot dhe të dhënat tjera të kryesve të këtij atentati , të cilët kryen veprat: Vrasje e rëndë në tentativë, mbajtje në pronësi dhe posedim të pa autorizuar të armëve, lëndim trupor, dhe dëmtim prone, të gjitha në bashkëkryerje, une do të kerkoj nga Ambasadat që ta marrin nën strehim familjen time, ndërsa unë do të qëndroj deri në frymën e fundit në oborrin tim”, ka shkruar Halilaj në Facebook.

Kujtojmë se Halilaj para dy ditësh është plagosur para shtëpisë së tij.

Në raportin e Policisë së Kosovës u tha se dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër, pastaj kanë sulmuar fizikisht avokatin.

Pas tentativës personat e panjohuar me automjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes për një drejtim të panjohur.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Halilaj kishte reaguar ndaj ndihmave që i dha PDK në Skënderaj, ku kishte shkruar se “SAMI LUSHTAKU ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar…!?”./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2982786855092806&set=a.836251326413047&type=3&theater