image Avokati Berisha sqaron se a ka të drejtë të kandidojë Kurti për deputet

Kosovë

Avokati Berisha sqaron se a ka të drejtë të kandidojë Kurti për deputet

news image

Avokati Besnik Berisha, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli të pavlefshëm votën e deputetit Etem Arifit, e cila ishte vota e 61-të për Qeverinë Hoti, duke bërë që rrjedhimisht vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Berisha tha se as Albin Kurti e as askush tjetër i cili është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“As Albin Kurti as asnjë qytetar i Republikës së Kosovës i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të jetë kandidat për deputet”, tha Berisha në T7, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/