image Avokati Berisha: Shteti s'është i varfër, po synojnë nënshtrimin e Policisë së Kosovës

Kosovë

Avokati Berisha: Shteti s’është i varfër, po synojnë nënshtrimin e Policisë së Kosovës

news image

Avokati i njohur, Besnik Berisha ka reaguar pas protestës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikatës së Policisë para qeverisë, e mbajtur për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera.

Berisha beson se mosplotësimi i këtyre kërkesave s’është as si rrjedhojë e varfërisë së shtetit, e as nga dorështrëngimi i pushtetit, por është synim për ta nënshtruar Policinë e Kosovës.

“Shteti nuk eshte i varfer e as pushteti doreshtrenguar, por juve po synojne me ju nenshtruar…! Mos u dorezoni, mos u nenshtroni, lidhuni e bashkohuni sepse meritoni shume me shume! Na falni per verberine per ta vleresuar misionin tuaj! Zoti ju ruajt e ju bekofte”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij.

/GazetaSinjali/