image Avokati Berisha: Lufta për drejtësi veç sa ka filluar, të bashkohemi kundër abuzimit me pushtetin

Drejtësi

Avokati Berisha: Lufta për drejtësi veç sa ka filluar, të bashkohemi kundër abuzimit me pushtetin

news image

Avokati, Besnik Berisha, ka falënderuar publikisht të gjithë ata që ofruan përkrahje gjatë ditëve të kaluara, kur ai u arrestua, për siç u tha, motive politike. Berisha u lirua me vendim të Gjykatës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Berisha tha se besimi i përkrahësve të tij, i dha “forcë e motiv të shtuar për të luftuar kundër padrejtësisë” që e goditi këto ditë, por që sipas tij, mund ta godas secilin shtoi çdo ditë.

Në këtë reagim, ai ka bërë ftesë që të luftohet çdo ditë abuzimi i shtetit, duke shtuar se për të lufta për drejtësi veçse ka filluar.

“Ju garantoj me cdo gje qe kam se as ne kete rast, e as ne asnje rast tjeter une as nuk jam lige e as nuk jam korite.

Ju ftoj te bashkohemi kunder arbitraritetit e ta luftojme cdo dite e me cdo mjet ligjor abuzimin me pushtetin!

Per mua lufta per drejtesi vec sa ka filluar, e bashke me secilin nga ju do e cojme deri ne fund sepse askush nuk eshte dhe nuk duhet te jete mbi ligjin”, përfundoi avokati, Besnik Berisha.

https://www.facebook.com/besnik.berisha/posts/pfbid02DWtTQ2MqXQBD5T53j84D9fkYJs3tuUwAufA78TYtH91gfKuTYjHFSfQZgLWz1VeCl?cft[0]=AZXhdrhXPiHECPjrW2BGF9MAoziviJz11UFSnxD9ePMrGYJwCtopOMm376QOJOHu7xVIuejt6kjxsWwzvehwKfVW3rVs19NuEd1zYI8VIT3PAIzkqYSYmn3G3WDr36SPMIhytTxvWeiJ4GRk_6EWIzuAfKq4cLgIcI6lK509LM07tg&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/