Videoja dramatike tregon tentativën ankthioze të policisë për të nxjerrë njeriun nga avioni, i cili bëri ulje emergjente pak pasi u ngrit nga zona e Pakoimës.
Një video e bërë virale në rrjet, tregon momente dramatike nga një aksion emergjent i policisë në Los Anxhelos (Kaliforni, ShBA-ja jugore ) të dielën. Ata arrijnë të nxjerrin një pilot të bllokuar në kabinën e dëmtuar të avionit të vogël, pas një ulje emergjente që bëri mbi shinat e trenit.
Videoja tregon se ndërhyrja e shpejtë e policisë ishte vendimtare për shpëtimin e jetës së pilotit pasi brenda pak sekondash avioni i dëmtuar u godit nga treni.
“Aeroplani nuk arriti të ngrihej dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente , duke përfunduar në një kryqëzim të ngarkuar,” tha Leuis Jimenez, një kompozitor 21-vjeçar që xhiroi videon.
“Disa sekonda para se treni të godiste aeroplanin, policia shpëtoi pilotin”, shtoi ai.
Sipas mediave lokale, piloti, i cili mori trajtim mjekësor për gërvishtje dhe mavijosje, është në gjendje të qëndrueshme. Nuk raportohet për të lënduar në tren.