image Avioni i British Airways “ngulet” në pistën e Heathrow

Botë

Avioni i British Airways “ngulet” në pistën e Heathrow

news image

Një avion i kompanisë British Airways është aksidentuar mëngjesin e së premtes në aeroportin e Heathrow në Londër, përcjell Gazeta Sinjali.

Fatmirësisht ky aksident ka përfunduar pa ndonjë të lënduar.

Rrotat e para të avionit pësuan një defekt duke bërë që mjeti fluturues të ngulet në pistë duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të tij.

Avioni ishte duke lëvizur në pistë dhe në momentin e aksidentit nuk kishte ndonjë pasagjerë.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që një hetim për incidentin ka nisur./Gazeta Sinjali/