image Avioni drejt Tiranës i tejmbushur – ndërhyn policia gjermane për t'i qetësuar pasagjerët

Evropë

Avioni drejt Tiranës i tejmbushur – ndërhyn policia gjermane për t’i qetësuar pasagjerët

news image

Për shkak se një avion i shoqërisë së fluturimit Wizzair ishte i mbiprenotuar, pati trazira të premten në mbrëmje në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani. U desh ndërhyrja e policisë gjermane.

Në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten (09.10.) ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit, Wizzair. Në aeroport madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar.

Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur. Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.

Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende, shkruan DW.

Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar, ndërsa për pasagjerët e mbetur nuk pati një avion rezervë.

/GazetaSinjali/