image Ava Max tregon se kur do ta publikojë projektin e ri muzikor

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ava Max tregon se kur do ta publikojë projektin e ri muzikor

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max ka gati këngën e re.

Artistja shqiptare këtë projekt do ta publikojë më 12 mars, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ava përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion ndjekës.

Në një pyetje drejtuar nga fansat se kur do ta publikojë projektin e ri muzikor, artistja shqiptare nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë më 12 mars.

Anipse ka treguar datën e publikimit, artistja nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Teksa kujtojmë se “Salt”, është projekti i fundit muzikor i Ava Max. Kënga deri më tani numëron mbi 6 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/