Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka folur për origjinën e saj duke treguar se nuk e ka vizituar asnjëherë Shqipërinë.
Artistja tha se këtë vit ka dashur ta vizitojë vendin e lindjes, mirëpo pandemia ia ndërroi planet.
Ajo ka treguar për vuajtjet e familjes, duke theksuar se prindërit e saj nuk e dinin gjuhën angleze dhe nuk kishin para të mjaftueshme për të jetuar në SHBA.
Përveç se ka treguar për historinë e familjes, Ava Max ka folur edhe për bashkëpunimin e shumëpritur me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën.
Ajo ka theksuar se duhet të bëhet patjetër një këngë e përbashkët. /Gazeta Sinjali/