image Ava Max ka gati dy befasi për fansat: Nuk besoj që jeni gati

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ava Max ka gati dy befasi për fansat: Nuk besoj që jeni gati

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Ava Max, ka gati dy befasi për fansat e muzikës së saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, përmes rrjetit social Intsagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Kam dy befasi këtë muaj. Nuk besoj që jeni gati“, ka shkruar ajo në gjuhën angleze, në një postim në InstaStory.

Më tutje, Ava ka thënë se nuk flitet për albumin, i cili pritet të publikohet së shpejti, por duke mos zbuluar detaje të tjera se për çka konkretisht bëhet fjalë.

Ndryshe, “Freaking Me Out” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar më 31 tetor dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/