Këngëtarja e njohur botërore me origjinë shqiptare, Ava Max, përmes një InstaStory, ka njoftuar ndjekësit për suksesin e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ava Max është renditur artistja më e dëgjuar në Poloni gjatë vitit 2020.
“Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot e Polonisë në vitin 2020”, shkruhej në postim.
Ndërsa, në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.