image AUV dhe Policia mbyllën 75 lokale të gastronomisë gjatë këtyre dy javëve

Siguri

AUV dhe Policia mbyllën 75 lokale të gastronomisë gjatë këtyre dy javëve

news image

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë këtyre dy javëve kanë realizuar rreth dy mijë inspektime në lokalet e vendit, për të parë zbatimin e masave anti-COVID, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë këtyre inspektimeve, AUV dhe Policia njoftojnë se kanë shqiptuar 300 gjoba ndaj bizneseve dhe kanë mbyllur 75 lokale të gastronomisë.

“AUV gjatë kohës së mbajtjes se festave të fund vitit dhe këtyre dy javëve të para ka rritur numrin e kontrolleve zyrtare, duke realizuar rreth 2000 inspektime në nivel vendi,  gjatë të cilave janë shqiptuar 300 gjoba ndaj operatorëve ekonomik, e po ashtu janë mbyllur 75 lokale të gastronomisë”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të institucioneve.

Në këtë kumtesë bëhet e ditur se vetëm mbrëmë në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 172 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID.

“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik dhe mediave të cilat i referohen një veprimi të institucioneve në Komunën e Graçanicës, ju informojmë se në lokacionin në fjalë sipas detyrës zyrtare Policia e Kosovës vetëm ka asistuar inspektorët e AUV-it në realizimin e detyrave të tyre, për mbikëqyrje të zbatimit të masave  ndaj pandemisë COVID-19, veprime këto të cilat ndërmerren në nivel vendi, aty ku ka informacione për grumbullim apo mosrespektim të masave ndaj pandemisë”, thuhet tutje në komunikatë./GazetaSinjali/