image Autoritetet zbulojnë shkakun e vdekjes së reperit Juice Wrld

Bota e Yjeve

Showbiz/ Autoritetet zbulojnë shkakun e vdekjes së reperit Juice Wrld

news image

Është bërë i ditur shkaku i vdekjes së reperit të famshëm amerikan, Juice WRLD.

Zyra e Cook Countyn në një prononcim për “Fox News”, ka bërë të ditur se 21-vjeçari ka vdekur nga mbidoza e oksidonit dhe kodeinës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Zyra përcaktoi që Higgins vdiq si rezultat i toksicitetit të oksikodonit dhe kodeinës. Mënyra e vdekjes është aksidentale”, citohet të ketë thënë ekzaminuesi mjekësor.

Kujtojmë se Juice WRLD, emri i vërtetë i të cilit ishte, Jarad A. Higgins Higgins, u shpall i vdekur më 8 dhjetor të 2019, në Qendrën Mjekësore në Oak Lawn.

Ai pati pësuar një urgjencë mjekësore menjëherë pasi kishte mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Midway, në Chicago./Gazeta Sinjali/