image Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv

Botë

Botë/ Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv

news image

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përpara kushteve ekstreme.

“Nëse merrni udhëzime për t’u larguar, atëherë duhet të largoheni”, tha Andrews në një konferencë televizive.

“Kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë tuaj”, tha ai.

Sipas informacioneve të publikuara nga qeveria federale, deri më tani, 27 njerëz janë vrarë nga zjarret.

Zjarret kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një sipërfaqe e njejtë me madhësinë e Koresë së Jugut.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe mijëra të tjerëve u është dashur të evakuohen për shkak të rrezikut nga zjarret.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha, të nxitura nga temperaturat e larta, era dhe një thatësirë tre-vjeçare, do të vazhdojnë derisa të ketë reshje të konsiderueshme.

Agjencia e motit njoftoi se nuk kishte asnjë shenjë se këtë muaj do të ketë reshje të shiut. /Gazeta Sinjali/