Pas një hetimi 1-vjeçar, autoritetet Ruse kanë gjetur se prodhuesi i iPhone ka abuzuar me pozitat dominuese në shitjen e aplikacioneve.
Këto hetime nisën pasi gjiganti i sigurisë Kaspersky Lab u ankua se Apple kishte refuzuar një aplikacion nga App Store.
Autoritetet arritën në përfundimin se Apple detyron zhvilluesit të shpërndajnë aplikacionet në App Store dhe më pas i bllokon në mënyrë të paligjshme.
Vendimi vjen në një kohë kur Apple përballet me akuza dhe presione lidhur me App Store në SHBA dhe Evropë. /Gazeta Sinjali/