Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një veprim i një shoferi të tillë është kapur sot rreth orës 17:20, nga kamera e një sinjalizuesi, në Pejë.
Në foton e dërguar nga një Sinjalizues shihet se si një mjet transportues i mbushur me gjësende të ndryshme nuk është e mbyllur dhe kësisoj rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali.