image Një automjet e godet qëllimisht veturën e Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Siguri

Një automjet e godet qëllimisht veturën e Policisë së Kosovës në Zubin Potok

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:25 në Gazivodë të Zubin Potokut, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se vetura e Policisë ishte e ndaluar për të kryer kontrollin e rregullt të komunikacionit, kur një shofer me të mbërritur në Gazivodë, për arsye të panjohura është ndalur dhe ka vozitur mbrapa, duke e goditur veturën e Policisë së Kosovës, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ai u kap në një hotel dhe u rikthye në vendin e ngjarjes, ku iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili i rezultoi 1.20 promil./GazetaSinjali/