image Automjeti godet nënën me fëmijë në Skenderaj

Siguri

Automjeti godet nënën me fëmijë në Skenderaj

news image

Një rast i rëndë ka ndodhur në Skenderaj, ku një grua e cila ishte duke shtyrë karrocën me fëmijën e saj, është goditur nga vetura.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Polica ka bërë të ditur se nëna me fëmijën e saj janë dërguar në QKUK me gjendje të rëndë shëndetësore dhe mbeten për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:30, në fshatin Rezallë, të komunës së Skenderajit.

Policia është duke hetuar rastin./Gazeta Sinjali/