image Automjeti e godet motoçiklistin në Prishtinë

Siguri

Automjeti e godet motoçiklistin në Prishtinë

news image

Një motoçiklist është goditur nga një automjet, sot rreth orës 10:00, në rrugën “Gollaku”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 në rrugën ‘Gollaku’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Gazeta Sinjali/