image Prishtinë/ Autobusi ndalet në rreth për një çantë, shkaktohet kolonë (VIDEO)

Sinjalizime

Prishtinë/ Autobusi ndalet në rreth për një çantë, shkaktohet kolonë (VIDEO)

news image

Stacionet e autobusëve janë të përcaktuar në bazë të shenjave të trafikut, mirëpo ka raste kur autobusët ndalen edhe në vende ku nuk është e lejuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot një autobus i kompanisë “Festimi Tours” është ndalur në rrethin që është në hyrje të Prishtinës, ku nuk është vend i paraparë për stacion.

Në videon që e ka dërguar një sinjalizues, shihet se nga autobusi del një person dhe e merr një çantë nga një person tjetër. Në video nuk shihet se çka ka brenda çantës.

Sipas fjalëve të sinjalizuesit dhe pamjeve që ai i ka dërguar, ndalja e pavend e autobusit ka shkaktuar kolonë.

Kjo video është bërë në rrethin afër stacionit të autobusëve në Prishtinë. Ky autobus ndalet dhe e bllokon rrugën dhe e mbush me mall“, ka thënë sinjalizuesi.

/GazetaSinjali/