image Autobusi kosovar tejkalon në vijë të plotë në Serbi (VIDEO)

Sinjalizime

Autobusi kosovar tejkalon në vijë të plotë në Serbi (VIDEO)

news image

Janë shpeshtuar rastet kur automjetet tejkalojnë në vijë të plotë, diçka që është e ndaluar me rregulla të komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.

E një tejkalim të tillë e ka bërë shoferi i një autobusi të kompanisë turistike “Barileva” në fshatin Toplicë të Serbisë.

Mirëpo ky shofer këtë tejkalim e ka bërë në kthesë, gjë që e shton rrezikun për të dhe pjesëtarët e tjerë në komunikacion.

Sipas një videoje që e ka dërguar një sinjalizues, ai shihet se e bën tejkalimin, e shembullin e tij e ndjek edhe shoferi i një veture tjetër.

Sinjalizuesi tha që nuk e di se sa udhëtarë kanë qenë në autobus, por që raste të tilla ka mjaft shpesh.

/GazetaSinjali/