image Autobusët bllokojnë rrugët në Prishtinë, protestojnë operatorët e transportit

Sociale

Autobusët bllokojnë rrugët në Prishtinë, protestojnë operatorët e transportit

news image

Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve si shenjë proteste kanë parakaluar rrugëve të kryeqytetit, kjo për shkak të mossubvencionimit nga Qeveria e Kosovës.

Autobusët do të parakalojnë deri te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Të mërkurën kjo shoqatë ka filluar protesta e ku u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndërurban në të gjithë vendin.

Përderisa kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje./Gazeta Sinjali/