image Aksidenti në Klinë/ Autoambulanca që shkoi për t’i marrë të lënduarit aksidentohet rrugës

Siguri

Aksidenti në Klinë/ Autoambulanca që shkoi për t’i marrë të lënduarit aksidentohet rrugës

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture në fshatin Gllarevë të Klinës, ku mbetën të lënduar dy persona.

Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar dy persona, në vendin e ngjarjes ishte nisur ndihma e shpejtë, por që rrugës furgoni i autoambulancës u aksidentua.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy persona.

Autoambulanca që ishte nisur për të shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti mes autobusit dhe veturës, është aksidentuar rrugës, me një veturë. Nga ky aksident janë lënduar 2 persona”, tha Gashi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/