image Aksident mes një autobusi dhe veture në Klinë

Siguri

Aksident mes një autobusi dhe veture në Klinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Siç bëhet e ditur aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi ku dy persona që ishin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emërgjencën e spitalit të Pejës.

Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë. Policia menjëherë iu është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se në aksident janë involvuara një veturë dhe një autobus. Dy persona që ishin në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë në emërgjencë për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/