image Autoambulanca përplaset me një veturë te Pishat e Sllatinës

Siguri

Autoambulanca përplaset me një veturë te Pishat e Sllatinës

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 23:20, në Magjistralen Prishtinë – Pejë, te Pishat e Sllatinës, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Sinjali, në të cilën shihet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autoambulancë dhe një veturë.

Dyshohet se ka persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për këtë rast, por ende nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/