image Auditori gjen se Spitali i Vushtrrisë bleu mbi 20 mijë euro oksigjen pa procedura të prokurimit

Shëndetësi

Auditori gjen se Spitali i Vushtrrisë bleu mbi 20 mijë euro oksigjen pa procedura të prokurimit

news image

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor për SHSKUK-në, ka gjetur se në Spitalin e Vushtrrisë, gjatë vitit 2020 ishte blerë oksigjen, mbi 20 mijë euro pa procedura të prokurimit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pagesa në vlerë 20,709€ në Spitalin e Vushtrrisë, kishte të bënte me blerjen e oksigjenit për nevojat e spitalit. Blerja e oksigjenit ishte kryer pa ndjekur procedurat e prokurimit. Pagesa është ekzekutuar përmes vendimeve gjyqësore, pasi që zyrtarët përgjegjës për procedim të pagesës nuk kanë kryer pagesën dhe OE ka dërguar lëndën te përmbaruesi privat dhe ka fituar rastin”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas drejtorit të Administratës në Spitalin e Vushtrrisë nevojat emergjente për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 kanë shtyrë spitalin që të kërkojnë zgjidhje rreth sigurimit të oksigjenit.

Megjithatë sipas Zyrës së Auditimit, blerja e oksigjenit pa procedura të prokurimit përveç që është në kundërshtim me rregulloren, ka ndikuar edhe në shpenzime shtesë pasi që spitali nuk ka kryer pagesën dhe OE ka dërguar lëndën te përmbaruesi privat dhe e ka fituar rastin.

Sipas Rregullores Financiare, “Shpenzimet që nuk kërkojnë prokurim janë: Pagat, shpenzimet e paguara me para ‘e imët’, avancat për udhëtime, komunalit, subvencionet dhe Transferet, transaksionet ndërdepartamentale”.

/GazetaSinjali/