image Shpenzimet e partive gjatë fushatës, auditori: Disa gjetje janë shqetësuese

Shpenzimet e partive gjatë fushatës, auditori: Disa gjetje janë shqetësuese

news image

Gjatë shqyrtimit të raporteve të auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike Hykmete Bajrami tha se shumica e raporteve të audituara janë të këqija.

Raportet në përgjithësi për të gjitha subjektet politike nuk janë të mira. Sikur të kishim pasur auditime vit pas viti, gjendja do të ishte më e mirë, pasi që nuk ka pasur auditime që nga viti 2017. Jemi të shqetësuar për këtë vonesë, pasi që kjo çështje është edhe e gjetur nga Raporti i Progresit”, tha ajo.

Derisa auditori Ymer Shatri nga kompania “Audit&Conto”, që ka kryer këto auditime, ka thënë para deputetëve se për këto tri vjet kanë audituar subjektet politike, ku janë dorëzuar 95 raporte të auditimit. Prej tyre 21 raporte janë të pa kualifikuara ose 50 për qind e këtyre raporteve siç tha Shatri shkojnë në mohim të opinionit.

Ani pse tha se ka shkelje të ligjit nga subjektet politike, auditori foli edhe për partitë politike që kanë shënuar progres në raportim.

Partia pulitke që ka bërë progres është sidomos PDK-ja. LVV ka pasur disa ndryshime, jemi të kënaqur deri diku, me partinë tjetër më të madhe nuk jemi shumë të kënaqur. Në anën tjetër ka gjetje nga subjektet që janë shqetësuese, ku kemi hasur në shpenzime që nuk janë në harmoni me ligjin për financimin e partive politike”, tha ai.

Diskutime më të theksuara pati për subjektin politik të LVV-së dhe LDK-së.

Vetëvendosje ani se ka dërguar me vonesë raportin e shpenzimeve për katër komunat veriore ku kishin marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka raportuar vetëm 3500 euro shpenzime. /KP/

Derisa për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë që ishin mbajtur më 2020, LDK-ja ka paraqitur në raport zero shpenzime.

Auditori ngriti edhe çështjen e mos raportimit për të hyrat e grupeve parlamentare. /GazetaSinjali/