Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se do të ketë një pagë prej vetëm 5000 euro në javë në Barcelonë deri më 30 qershor.
Ish-kapiteni i Arsenalit thuhet se ka rënë dakord për një transferim falas te Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Publikime të ndryshme kanë pretenduar se lëvizja nuk do të shpallet zyrtarisht deri të martën, sepse statusi i lojtarit të lirë siguron që ai të mund të regjistrohet jashtë afatit të tregut të transferimeve.
32-vjeçarit iu ndërpre kontrata me Topçinjtë për të lehtësuar kalimin në “Camp Nou”.
Bisedimet mes dy klubeve u raportuan se kishin dështuar të hënën, pavarësisht faktit se lojtari përfundoi testet mjekësore me gjigantët e La Ligës. Megjithatë, një marrëveshje u rinovua pasi sulmuesi ra dakord për një ulje të madhe të pagave në momentet e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Nëse do të besohen raportet nga Mundo Deportivo, Aubameyang do të shkojë nga fitimi i 419 mijë euro në javë në Arsenal në 5000 euro në javë në Barcelonë.
Ai do të ketë kushte të tjera pagash në klubin katalanas vitin e ardhshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/