image Aubameyang fillon bisedimet me skuadrën italiane

Futboll

Futboll/ Aubameyang fillon bisedimet me skuadrën italiane

news image

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të veshë fanellën e ndonjë skuadre tjetër.

Largimi nga Arsenal duket shumë I mundshëm dhe ofertat për të janë shtuar kohët e fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

Aubameyang raportohet se tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën italiane, Inter.

Sipas ‘Sunday Express’, Arsenal janë të gatshëm që ta shesin sulmuesin nga Gaboni.

Aubameyang shihet si zëvendësuesi ideal për Lautaron Martinez në rast se largohet./Gazeta Sinjali/