Derbi i madh i Madridit midis Atletikos dhe Realit, ka përfunduar në një barazim pa gola.
Ekipet kanë ndarë nga një pikë, ndërsa Reali që ka qenë më superior në këtë takim.
Dyluftime dhe asnjë fitues kishte kjo sfidë. Skuadra e Zidanit, ishte më këmbëngulëse për të gjetur golin, por nuk ka arritur, pasi Oblak ka qenë tepër i vëmendshëm.
Ndeshja ka qenë e mbyllur me skuadrat të kujdesshme, pati momente të mira, por vetëm gola jo.
Kështu Reali me këtë pikë ka shkuar në kuotën e 15 pikëve në vend të parë, ndërsa Atletiko i Simeonës ka 13 pikë dhe është në vendin e tretë./Gazeta Sinjali/