image Atletico Madrid interesohet për yllin e Juventusit

Futboll

Atletico Madrid interesohet për yllin e Juventusit

news image

Ylli i Juventusit mund të ndryshojë ambient këtë vit, transmeton Sinjali Sport.

Sipas “Cadena SER”, Atletico Madrid janë në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin Paulo Dybala.

Dybala mund të largohet nga Juventus, pasi që është raportuar se ai nuk ka shumë minuta te kjo skuadër.

Por, për momentin gjigantët italian nuk dëshirojnë të ndahen me argjentinasin, i cili më parë ishte lidhur edhe me një kalim në Manchester United dhe Paris Saint-Germain, për një pagë që ai kërkon të jetë më shumë se shtatë milionë euro.

E njëjta media thotë se “zonja e vjetër” më shumë preferon një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihej Angel Correa, por Diego Simeone po kërkon një transferim të drejtpërdrejt, pa përfshirë lojtarë të tjerë në të. /Gazeta Sinjali Sporti/