image Atletico e dëshmon se është ‘mbret’ në La Liga, Reali mbetet me 10 pikë mbrapa

Futboll

Atletico e dëshmon se është ‘mbret’ në La Liga, Reali mbetet me 10 pikë mbrapa

news image

Atletico Madrid ka arritur fitoren e radhës në La Liga, ku e mposhti Cadizin me rezultat 2-4.

Për Atleticon në këtë ndeshje shkëlqeu Suarez, i cili arriti të shënojë dy gola, shkruan Sinjali Sport.

Kurse, dy golat e tjerë për mysafirët u shënuan nga Saul dhe Koke.

Dy golat për vendasit u shënuan nga Negredo.

Me këtë fitore Atletico Madrid mbetet në pozitën e parë, me 10 pikë më shume se Real Madridi.

/Sporti në Sinjali/