Administrata Tatimore e Kosovës ka reaguar pas raportimit të Gazetës Sinjali se në prangat e policisë kanë rënë drejtori, Alban Qerimi dhe inspektori tatimor i kësaj administrate në Gjilan, Bajrush Bunjaku.
Sinjali po ashtu raportoi se Qerimi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa Bunjaku është dërguar në mbajtje.
Në reagimin e ATK-së thuhet se Qerimi është në vendin e tij të punës, sipas përgjegjësive që ka, por nuk përmendet fare inspektori Bajrush Bunjaku.
Nga kjo administratë tatimore thonë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar për arrestime të tilla, por nëse një gjë e tillë është e vërtetë, premtojnë se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ndaj zyrtarëve në fjalë.
Si institucion ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtare nga institucionet e zbatimit të ligjit, në momentin që do të jemi të njoftuar zyrtarisht do të ju informojmë në kohë.
“Bazuar në informacionet e publikuara në media, Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se Drejtori Regjional i ATK-së në Gjilan z.Alban Qerimi është në vendin e tij të punës, sipas përgjegjësive që ka. Si institucion ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtare nga institucionet e zbatimit të ligjit, në momentin që do të jemi të njoftuar zyrtarisht do të ju informojmë në kohë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ATK-së./Gazeta Sinjali/