image Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për rritje të fluturimeve mes dy shteteve

Politikë

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për rritje të fluturimeve mes dy shteteve

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministri Aliu ka njoftuar se bashkë me kryediplomatin turk, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për rritje të fluturimeve mes dy shteteve.

“Sapo nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavusoglu”, ka shkruar ministri Aliu.

Sipas ministrit Aliu, përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42), e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë.

Ndryshe, kryediplomati turk gjatë vizitës së tij në Kosovë, deri tash është takuar me Ministren e Jashtme Donika Gervalla dhe Presidenten Vjosa Osmani.

Më vonë, Cavusoglu, pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. 

/GazetaSinjali/