image ATK ka një njoftim për të gjithë tatimpaguesit që janë subvencionuar nga Qeveria

Financa

ATK ka një njoftim për të gjithë tatimpaguesit që janë subvencionuar nga Qeveria

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave e që janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë njoftim të ATK-së kërkohet nga tatimpaguesit që sa më shpejt të bëhet përditësimi i llogarisë bankare dhe të rishikohen të dhënat e tyre.

“Mirëpo, ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë. Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë.

Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

“Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, Thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër”, përfundon njoftimi.

/Gazeta Sinjali/