image Athinë/ Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre nga zjarri i madh

Rajon

Athinë/ Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre nga zjarri i madh

news image

Në veri të Athinës, mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarrit që arriti në zonat e banuara.

Zjarri reflektoi me një re të madhe tymi mbi Athinën dhe kjo shkaktoi evakuime të shumta pranë Tatoi, 20 kilometra në veri. Banorët e këtij vendi u larguan nga shtëpitë e tyre me makina dhe motoçikleta, duke iu drejtuar kryeqytetit.

Ngjarja vjen një ditë pasi kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, tha se Greqia aktualisht është në mes të “valës së nxehtësisë më të rëndë”, në më shumë se 30 vjet, raporton EuroNews, transmeton Gazeta Sinjali.

Zjarret e mëdha shpërthyen edhe në pjesë të tjera të Greqisë, duke shkaktuar evakuime në një zonë bregdetare të rajonit jugor të Peloponezit, si dhe në ishujt Evia dhe Kos, njoftuan autoritetet./GazetaSinjali/