image Atentat ndaj shqiptarëve në Greqi, një i vdekur

Rajon

Atentat ndaj shqiptarëve në Greqi, një i vdekur

news image

Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Greqi.

Shqiptarët janë qëlluar nga disa persona në një pike karburanti.

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Nikaia.

Mediat bëjnë të ditur se personi i plagosur është dërguar në spital. Ndërkohë, pak momente pas atentatit, policia ka gjetur të djegur automjetin e përdorur nga autorët, tip “BMW”, që dyshohet të ketë qenë i vjedhur.

Burimet mediatike shtojnë se viktima dhe i plagosuri ishin pronarë të pikës së karburantit. Mbi ngjarjen po heton policia greke. /Euronews.al/

/GazetaSinjali/