Atdheu i Përputhen, ka munguar në puntatën e mbrëmshme, duke ngritur kështu dyshime se a do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Të shumtë kanë qenë komentuesit që e kanë vërejtur menjëherë mungesën e tij.
Ai përmes një InstaStory ka zbuluar arsyen e kësaj mungese.
Atdheu u shpreh se ka disa probleme shëndetësore, prandaj ka vendosur që të pushojë.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë pyetur dhe janë shqetësuar për të.
Atdheu është djali nga Gjakova, i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave në emision, por edhe gjithë publikut.