Mesfushori Atdhe Grajqevci ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën e Llapit.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë klubi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Atdhe Grajqevci nënshkruan për 3 vite me Llapin. Mesfushori i qendrës i bashkohet vargut të futbollistëve premtues për të ardhmen e klubit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Kujtojmë se Grajqevci së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Drenicës./Gazeta Sinjali/